PUNËSIMI
Appdec në vazhdimësi është duke kërkuar pjesëtarë inteligjent, fleksibil dhe ambicioz për stafin e vet. Ne do ta përditësojmë ketë ueb faqen sipas nevojës për pozita specifike të punës, por gjithmonë do të jemi të hapur për aplikacionet tuaja. Dërgo interesimin tuaj sepse ne do t’i marrim parasysh të gjitha aplikimet, ngase gjithnjë kemi nevojë për anëtarë të mirë në ekipin tonë. KONKURS PËR PRAKTIKANTË- Zhvillues i softuerit - praktikant
- Dizajner i softuerit - praktikant
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Qendra për Zhvillim të Aplikacioneve “Appdec” (www.appdec.com), shpall konkursin për pranimin e praktikantëve. Të interesuarit, për të aplikuar duhet të kenë njohuri bazë në njërën (apo më shumë se një) nga platformat dhe gjuhët programore të përmendura më poshtë, në gjuhë angleze dhe në matematikë. Të interesuarit për dizajn duhet të kenë prirje artistike dhe kreative. Praktikantët e pranuar do të orientohen për punë në Analizë, Modelim, Zhvillim, Testim, Rrjeta dhe Dizajn. Për detaje teknike lexoni më poshtë: PlatformatALM (Application Lifecycle Management), MSF (Microsoft Solution Framework), Microsoft VS Team System, Microsoft SQL Server 2005/2008, ORACLE, My SQL, Photoshop, Corel, HTML & CSS, etj.
Gjuhët programoreC#, VB.NET, C , C , Objective C, JSP, PhP, XAML, XML, AJAX, WPF, Silverlight, Action Script, T-SQL, etj.
Pas përfundimi të praktikës, kompania Appdec është e mundur të ju ofroj mundësi punësimi atyre që tregojnë rezultate të mira. Të gjithë të interesuarit duhet t’i dërgojnë CV-të e veta të kompletuara dhe ndonjë punim (nëse kanë të dizajnuar vet) në format elektronik (pdf, jpg) në info@appdec.com. Vetëm ata që përzgjidhen do të ftohen për të hyrë në teste dhe në intervistë.
KONKURS AGJENTË/ZYRTARË TË SHITJES
Kompania Appdec, me një staf të certifikuar dhe me eksperiencë ofron shërbime profesionale në zhvillimet softuerike për një varg të gjerë të bizneseve. Appdec synon të jetë lider në lëmin e vet, në tregun vendorë dhe ndërkombëtar, për ketë arsye është e interesuar në rekrutimin e personave ambicioz, të motivuar për punë dhe suksese në zgjerimin e tregut.
-
Pozita: Agjent/e i/e shitjes / Zyrtar/e i/e shitjes;
-
Vendi: Për të gjitha qytetet e Kosovës të paktën nga 3 agjentë;
-
Mosha: Preferohet 20 deri 30 vjeç/e;
-
Cilësitë personale: aftësi të zhvilluara komunikimi,i/e motivuar për punë, ambicioz, i aftë për punë grupore dhe individuale, etj.;
-
Eksperienca: Preferohet të ketë, 1-3 vjet përvojë në lëmin e marketingut dhe shitjes;
-
Shkollimi: Preferohet të jetë i diplomuar në fakultetin ekonomik, drejtimi menaxhment/marketing, shkolla e mesme e obliguar. Përparësi kanë personat që kanë të kryer kurse apo trajnime rreth shitjes, menaxhmentit dhe marketingut.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në emailin sales@appdec.com ose albert.krasniqi@appdec.com deri me datën 05/08/2011. Për çdo informata shtesë mund të na kontaktoni në numrat e telefonit 038 227 606 ext. 102 ose 045 285 399. Kandidatet e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
|
NEWS & EVENTSmore news & events
|