BASHKËPUNIMET (PARTNERITETET)
Appdec aktivisht kërkon partnerë strategjike të cilët i posedojnë dhe ofrojnë vlerat tona, vizionin tonë dhe misionin tonë. Aktualisht Appdec është në partneritet me Korporatën Microsoft dhe Korporatën Oracle dhe ka një vizion të qartë për të ardhmen. Duke përdorë veglat e Microsoft Appdec u ofron klientëve më shumë produktivitet dhe qasje moderne ndaj punës së tyre të përditshme. Në këtë fushë një ndikim të madh ka Sistemi Operativ me të cilin identifikohet edhe vetë Microsoft si dhe Veglat për Zhvillim, për produktivitetin e të cilave ka një pajtueshmëri të gjerë. Puna me produktet e Oracle e veçanërisht puna me bazat e të dhënave në Oracle është një hap i madh për komunitetin tonë. Arkitektura dhe platforma e pavarur e programeve të Oracle është një fakt se kjo teknologji ofron qasje të hapur për të gjithë.
|
NEWS & EVENTSmore news & events
|