APPDEC Banner
Zhvillim   |   Konsulencë   |   Menaxhim i projekteve   |   Testim   |   Integrim & Migrim   |   Mirëmbajtje & Përkrahje   |   Bazat e të dhënave   |   GIS

ZHVILLIMI SOFTUERIK

Appdec ofron shërbime profesionale të zhvillimit të aplikacioneve softuerike duke përdorur një varg të gjerë të teknologjive të programimit. Shërbimet tona kryesore janë të klasifikuara si: Zhvillimi i solucioneve, Zhvillimi i ueb aplikacioneve, Zhvillimi i desktop aplikacioneve, Zhvillimi CMS-ve/portaleve, Zhvillimi i mobil aplikacioneve, Zhvillimi i bazave të të dhënave dhe Zhvillimi i shërbimeve
 
 

ZHVILLIMI I SOLUCIONEVE

Me ekspertë me përvojë dhe të certifikuar nga Microsoft si Profesionistë të Certifikuar (MCP), Administratorë të Sistemeve (MCSA), Specialistë të Teknologjisë (MCTS), Zhvillues Profesional (MCPD), Zhvillues për Aplikacione (MCAD), Zhvillues për Zgjidhje (MCSD), Administratorë të Bazës së të Dhënave (MCDBA), IT Administratorë profesionalë për bazën e të dhënave (MCITP), Trajnerë (MCT), Anëtarë të Certifikuar të Oracles (OCA), etj.; Appdec ofron një mjedis të gatshme për implementimin dhe shpërndarjen efikase të projekteve me një kosto efektive. Bazuar në këto fakte, Appdec mund të planifikojë, zhvillojë dhe të shpërndajë çdo lloj zgjidhje softuerike të kërkuar. Këto zgjidhje mund të jenë të bazuara në Ueb, Windows, Mobile apo kombinime të tyre duke përfshirë MS SQL dhe/apo Oracle bazat e të dhënave, Ueb dhe/apo Windows shërbimet, etj.


ZHVILLIMI I UEB APLIKACIONEVE

Kohëve të fundit, Teknologjia Informative vazhdimisht sjell mundësi të reja për bizneset/institucionet që të rrisin funksionimin; përmirësojnë bashkëveprimet e brendshme dhe optimizojnë kostot dhe avantazhet e konkurrentëve, etj. Në këtë rast, aplikacionet/portalet bëhen platforma të integruara për shpërndarjen e informacioneve, komunikimin, bashkëpunimin dhe automatizimin e proceseve të biznesit/institucioneve përmes aplikacioneve, bazave të të dhënave dhe ueb shërbimeve bashkëkomunikuese. Bazuar në teknologjitë më të fundit, Appdec zhvillon dhe implementon ueb aplikacione/portale të ndryshme si:
  • Internet apo intranet ueb aplikacione/portale për Qeveri/Institucione
  • Internet apo intranet ueb aplikacione/portale për korporata/biznese
  • Aplikacione/portale për Market-space/E-commerce
  • Aplikacione/portale për komunitete/sociale, etj.


ZHVILLIMI I DESKTOP APLIKACIONEVE

Desktop Aplikacionet janë aplikacione të pasura dhe të fuqishme që punojnë duke përdoru fuqinë e desktop kompjuterit. Në disa raste, desktop aplikacioni është zgjidhja më e mirë. Shpesh here kjo është për arsye sigurie që desktop aplikacionet e ofrojnë. Ekipi i Appdec-ut ka eksperiencë të konsiderueshme në zhvillimin dhe implementimin e desktop aplikacioneve të qëndrueshme, të fuqishme, për shumë përdorues, të shkallëzushme dhe lehtë të përdorshme, të dizajnuara për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve (bizneseve, institucioneve, etj.).

 

ZHVILLIMI I CMS/PORTALEVE

Përveç zhvillimit të ueb aplikacioneve të bazuara në veglat dhe platformën (framework) tonë, Appdec po ashtu përdor disa platforma të fuqishme për zhvillimin e ueb portaleve dhe sistemin për menaxhimin e përmbajtjes (Content Managemant System – CMS).
Disa nga këto platforma janë: 
  • DotNetNuke: është një ueb aplikacion dhe platformë me kod të hapur burimor e cila përdoret për të krijuar dhe zhvilluar ueb faqe komerciale, intranete dhe extranete të korporatave, portale për publikim online si dhe aplikacione të kostumizuara.
  • Microsoft Share Point: është një suitë e integruar e mundësive të serverit, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e efektivitetit brenda organizatave, duke siguruar menaxhim dhe kërkim gjithëpërfshirëse të përmbajtjes, përshpejtim të proceseve të shpërndara të bizneseve dhe lehtësim për shpërndarjen e informacioneve përtej kufijve për depërtim më të mirë të biznesit. Përveç kësaj, ky bashkëveprim dhe serveri për menaxhimin e përmbajtjes i sigurojnë zhvilluesit dhe IT profesionistët me platformën dhe veglat e nevojshme për administrimin e serverëve, zgjerimin e aplikacioneve dhe ndërveprimin.
  • AXCms është zgjidhje e liruar nga licensa për menaxhimin e përmbajtjes së ueb faqeve të ndërmarrjeve, e bazuar në Microsoft .NET Framework. 
  • Joomla: është një sistem për menaxhimin e përmbajtjes (CMS), e cila mundëson ndërtimin e ueb faqeve dhe aplikacioneve të fuqishme online. Shumë aspekte duke përfshirë këtu edhe lehtësinë e përdorimit dhe mundësinë e zgjerimit, e kanë bërë Joomla-n të jetë softuerët i popullarizuar.
Duke u bazuar në përvojën e ekipit, Appdec gjithashtu zhvillon dhe implementon zgjerim të funksionaliteteve dhe vetive të platformave të lartcekura siç janë, zhvillimi i moduleve/ueb-parts, ndërfaqeve, etj. Appdec ka zhvilluar portale të biznesit, aplikacione sipas porosisë (custom) dhe ueb faqe publike të bazuar në platformat e listuara më sipër. Duke i përdorur këto platforma ne mund të zhvillojmë internet dhe intranet portale apo CMS të ndryshme për korporata të ndryshme.

 

ZHVILLIMI I MOBIL APLIKACIONEVE

Zhvilluesit e aplikacioneve për pajisje mobile punojnë në një botë ku pajisjet vijnë nga një larmi e gjerë e formave dhe madhësive të ndryshme dhe me mundësi të ndryshme. Appdec është përqendruar në zhvillimin e aplikacioneve me teknologjinë më moderne, për t’i plotësuar kërkesat e konsumatorëve si dhe për të krijuar aplikacione për nevojat e bizneseve/korporatave të ndryshme. Appdec zhvillon dhe implementon aplikacione softuerike të vogla dhe të mëdha dhe sipas porosisë për platforma si Pocket PC, Smartphone apo Microsoft Windows CE, etj.


ZHVILLIMI I BAZAVE TË TË DHËNAVE

Appdec ofron shërbime të ndryshme profesionale të zhvillimit të bazave të të dhënave, por disa nga shërbimet më kryesore janë të bazuara në:
  • Microsoft SQL Server duke filluar nga MS SQL 2000, MS SQL 2005 dhe MS SQL 2008
  • ORACLE Database, duke filluar nga ORACLE Database 10g, ORACLE Database 10g R1, ORACLE Database 10g R2 si dhe ORACLE Database 11g
  • My-SQL
  • MS Access
  • SQL Light etj.
Ekipi i Appdec-ut me përvojë dhe i certifikua në gjuhët T-SQL dhe PL/SQL, garanton siguri, stabilitet dhe optimizim të zhvillimit të bazave të të dhënave.

 

ZHVILLIMI I SHËRBIMEVE

Ueb shërbimet apo XML ueb shërbimet janë ndërfaqeve programuese të aplikacioneve (API) apo aplikacione softuerike që janë dizajnuar të mbështesin bashkëveprimin makinë me makinë përmes rrjetit. Ueb shërbimet mundësojnë integrimin e shpejtë të aplikacioneve nëpër platforma të ndryshme, sisteme të ndryshme, madje edhe nëpër bizneseve të ndryshme. Ueb shërbimet iu mundësojnë aplikacioneve të ndryshme nga burime të ndryshme, të komunikojnë mes vete me lehtësi, ngase i tërë komunikimi bëhet në standardin e hapur XML.

Windows shërbimet
janë procese në prapavijë që zakonisht nuk kanë një bashkëveprim direkt me përdoruesin e ndërfaqes. Këto shërbime janë programe të ekzekutueshme jetëgjata, që punojnë në prapavijë dhe janë ideale për përdorim në serverë apo kudo tjetër që nevojitet funksionaliteti jetëgjatë.

Së fundi, ekipi i Appdec-ut ka filluar ta përdorë platformën e fundit të Microsoft-it të orientuar në shërbime e quajtura WCF (Windows Communication Foundation) për ndërtimin e sistemeve të lidhura duke përdorë Microsoft .NET Framework.

NEWS & EVENTS

DW news article for Appdec

DW: It's morning at Appdec in Pristina, Kosovo, and Betim Drenica's development team is hard at work. A flock of twenty-somethings sit glued to their computers, coding, as the 24-year-old chief development officer surveys his flock of Europe's newest generation of information technology professionals.

Appdec signs contract with AMARE

Appdec signs contract with AMARE for developing and implementing SIMEA system software. The software includes modules like POS, Warehouse, Finances, HR, etc.

Appdec signs contract with UNDP

Appdec signs contract with UNDP for developing and implementing Weapons Registration and Stock Pile Management software system.

Appdec becomes Microsoft Gold Certified Partner

Appdec has met the Microsoft's Gold Certified Partner requirements and has been upgraded to Gold Certified Partner level.

Appdec earns Microsoft Learning Solution Competency

APPDEC has fulfilled all requirements and is now active in the Microsoft Learning Solutions Competency.

more news & events