MIRËMBAJTJA DHE PËRKRAHJA
Appdec ofron shërbime për mirëmbajtje dhe përkrahje softuerike që sigurojnë se sistemet e aplikacioneve softuerike janë aktive dhe punojnë në kapacitete optimale. Shërbimet e Appdec për mirëmbajtjen dhe përkrahjen e aplikacioneve softuerike, shtrihen prej optimizimit të aftësive të sistemit dhe shtimit të funksionaliteteve, deri tek gjetja dhe rregullimi i gabimeve dhe lëshimeve. Ne ndjekim procese të mirëmbajtjes të definuara dhe shkallëzuara mirë për dizajnimin dhe shpërndarjen e plotë të strategjive të mirëmbajtjes softuerike si dhe sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme. Ne regjistrojmë dhe gjurmojmë kërkesat për shërbim dhe ofrojmë zgjidhje dhe rregullim të shpejt për të gjitha fushat e problemit. Appdec ofron:
-
Përmirësime dhe avancime të aplikacioneve softuerike
-
Mbështetje për aplikacionet softuerike pas publikimit
-
Stabilizim dhe rregullim të lëshimeve për aplikacionet softuerike
-
Mbështetje teknike dhe operative, etj.
Ne ofrojmë përkrahje në vendin e ngjarjes, përmes lidhjes remote desktop nga largesia, si edhe përkrahje remote access përmes e-mail, skype apo telefonit.